Dërgesa dhe pagesa
Këtu gjeni gjithçka që duhet të dini për marrjen e porosisë suaj nga Fizio Shop: si dërgohet, si paguhet dhe ku mund ta ndiqni.
Dërgesa
Dërgojmë në të gjithë Shqipërinë. Porosia dërgohet me korrier në adresën që keni shënuar gjatë porosisë, prandaj kontrolloni që adresa dhe numri i telefonit të jenë të sakta.
Mund të vini edhe në showroom-in tonë në Tiranë, në Rrugën e Kavajës, për të parë produktet para se të porosisni.
Pagesa
Pagesa bëhet me para në dorë në momentin që merrni porosinë. Nuk kërkohet pagesë paraprake dhe nuk jepni të dhëna karte në faqe.
Çmimet shfaqen në Lekë (ALL).
Ndjekja e porosisë
Porosinë mund ta shihni në llogarinë tuaj, ose pa llogari nga faqja “Gjej porosinë time”.
Për çdo pyetje rreth një porosie, na shkruani nga faqja e kontaktit ose na vizitoni në showroom gjatë orarit të punës.
